Huntelar: Dua të iki përkohësisht nga Milani
Talenti i kombëtares holandeze kërkon të mos e humbë në asnjë mënyrë Botërorin e Afrikës së Jugut, dhe për këtë i duhet të aktivizohet më tepër me ekipin e tij.
“Po mendoj të largohem përkohësisht nga Milani, - deklaron Huntelar për të përditshmen holandeze ‘Telegraf’. – Kam luajtur pak, por më duhet të aktivizohem më shumë. Kam folur edhe me drejtuesit e klubit, të cilët më kanë shprehur besim”.
“Për mua është shumë e rëndësishme, pasi shumë herë trajneri i perfaqësueses ma ka bërë të qartë se duhet të aktivizohem vazhdimisht me ekipin tim për të mos humbur kombëtaren”, thekson Huntelar duke shtuar se preferenca e tij është të mbetet në ndonjë kampionat më të fortë.