West Ham United me pronarë të rinj

David Gold dhe David Sullivan raportohet se kanë blerë ekipin e West Ham United në një marrëveshje që kap vlerën e 105 milionë paund.
Marrëveshja është mbyllurr në orët e vona të së hënës dhe "BBC" shkruan se ish-pronarët e Birmingham Cityt kanë marrë 50% të aksioneve të klubit.
Dyshja raportohet se do të ofrojnë rreth 8 milionë paund në dispozicion për menaxherin Gianfranco Zola për t'i shpenzuar në muajin janar.