E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olympiakos shkarkon Zicon

Zico nuk do të jetë më trajner i Olympiacosit. Klubi grek e ka dhënë lajmin të martën, përmes uebfaqes së vet zyrtare.

Udhëheqësit e Olympiacos e kanë marrë këtë vendim pasi ky klub ka mbetur shtatë pikë prapa kryesuesit, Panathinaikos. Zëvendësuesi i trajnerit brazilian nuk është gjetur ende, por momentalisht, klubi grek do të udhëhiqet nga dyshja Bozidar Bandovic e Andreas Niniadis.

Kohë më parë, Olympiacos ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve, në fazën e grupeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›