E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana siguron Europen, Apolonia bie direkt

Aranit Muraci
Tirana siguroi pjesemarrjen ne Evrope, fale fitores se siguruar ne ndeshjen e djeshme derbi ndaj Dinamos. Bardheblute triumfuan ne "Qemal Stafa", me rezultatin 3-2, duke hedhur hapin me te rendesishem drejt permbushjes se objektivit minimal, per mos arritje te synimeve qe te fitoheshin nje nga dy trofete. Perballe nje ekipi te pamotivuar maksimalisht, e shpallur matematikisht kampion, Tirana e nisi mire dhe e zgjidhi fitoren ne pjesen e dyte te ndeshjes. Pjesa e pare e derbit perfundoi ne barazim pa gola. Muzaka shenoi nje dopiete dhe nje ish-dinamovit, Plaku realizuan golat e fitores, per Tiranen qe rrezikoi dy here, kur skuadra e trajnerit Shkelqim Muca shkurtoi diferencen e golave ne fund te ndeshjes. Megjithate, ne fund te ketij takimi, trajneri Starova theksoi se Tirana e kishte vleresuar ne maksimum ndeshjen derbi dhe se me tre pike te fituara skuadra e tij ka permbushur synimin, nje jave para perfundimit te kampionatit. - "Ne nje ndeshje ku nuk na lejoheshin gabimet, skuadra jone beri detyren e saj, duke siguruar tre pike. Por akoma nuk eshte mbyllur kampionati, ndaj duhet te respektojme garen, pasi kemi siguruar objektivin," - theksoi Sulejman Starova. Tirana do te udhetoje nje jave me vone drejt Korces, ku do te luaje perballe Skenderbeut qe e ka siguruar mbijetesen ne Kategorine Superiore. Sakaq, pas ndeshjeve te djeshme eshte siguruar pjesemarrja e Lacit, ne Europa Lige. Surpriza e ketij kampionati u ngjit ne Superiore, kete sezon dhe nje jave para mbylljes se garen mban vendin e trete ne kampionat. Skuadra e Stavri Nices fitoi me nje gol te shenuar ne pjesen e dyte, nga Nora dhe mban vendin i sigurte vendin e trete. Ne Durres, Teuta e siguroi nje fitoret lehte ndaj Flamurtarit. Ekipi i Gugash Maganit udhetoi me disa mungesa drejt Durresit dhe brenda 45 minutave te para nuk arriti dot qe te rezistoje ndaj "djemve te detit", te cilet arriten te merrnin maksimumin e pikeve, te uritur edhe nga nevoja per fitore. Vllaznia fitoi ne Fier, duke rrezikuar kete fundit per te mos rene ne nje kategori me poshte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›