Leonardo i jep lamtumire Milanit, enigme trajneri i ardhshem
Gjithcka eshte e qarte, jemi drejt fundit." Leonardo i jep ne kete menyre edhe ne forme zyrtare lamtumiren e fundit ekipit te Milanit. Trajneri brazilian, ne konferencen e fundit per shtyp, ne vigjilje te ndeshjes se ardhshme me Juventusin ka thene zyrtarisht se vendimi eshte marre ne konsensus te plote me shoqerine e klubit. - "Pas dy ditesh, pas ndeshjes me Juventusin, kemi vendosur qe te japin zyrtarisht edhe vendimet qe kemi marre bashkerisht. Deri te dielen do te jem ne kontrate," - theksoi Leonardo, i cili shoqerohej ne konferencen e fundit per shtyp nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani. Trajneri brazilian do te largohet nga stoli i Milanit, vetem pas nje sezoni. Nje vit me pare, Leonardo zuri vendin e trajnerit aktual te Celsit, Karlo Ancelotit. Leonardo u kthye te Milani, ne rolin e trajnerit, pas nje periudhe te gjate prej 13 vjeteve, kur ishte futbollist per nje sezon me fanellen kuqezi.
"Nuk mund ta kaloja pa trishtim nje gje te tille. Periudha me e veshtire per nje sportist eshte koha post-karriere. E njejta gje vlen edhe te,' - theksoi Galiani. "Ishte nje eksperience e jashtezakonshme. Nuk kam asnje lloj frike per te ardhmen, nuk kam menduar dhe as kam ndonje oferte konkrete. Deri tani nuk ka asgje, - theksoi Leonardo. - "Tani eshte momenti qe te bejme nje mbyllje sa me te qete, sic kemi bere shpesh, ne cdo rast. Me vjen keq shume," - eshte shprehur Galiani. - "Natyrisht kemi marre kete vendin se bashku." Me tej ai tha se nuk eshte menduar akoma pasuesi i trajnerit brazilian, ne stolin kuqezi. - "Nuk kemi marre akoma nje vendim, ne lidhje me te ardhmen. Milani edhe sot nuk ka folur akoma me ndonje emer tjeter dhe nuk ka asnje emer konkret per te marre drejtimin e ekipit. Ka kohe dhe nuk mund te merret nje vendim i rendesishem per pak dite," - perfundoi Adriano Galiani. Tasoti do te drejtoje ekipin ne turneun amerikan dhe me tej pritet qe ekipi te zgjedhe emrin e duhur, ne stolin kuqezi.
A. Muraci