Greqi, rritet papunësia me 75.000 për një vit
AthinëDikur një vend i parajsës, sot një vend i pasigurisë për jetesën dhe kampion bote për shtrenjtësinë. Në një vit më parë papunësia në Greqi u rrit në 75 mijë, ( 6.200 në muaj), duke e çuar atë në 9,4 për qind, kundrejt 8 për qind që ishte në janar të 2008, sipas Shërbimit Kombëtar të Statistikave të Greqisë. Burimet bëjnë të ditur se në krahasim me një muaj më parë papunësia pati një rritje prej 0,5 për qind. Numri i të papunëve ka arritur në 4.65.692 , kundrejt 390.210 të papunëve që ishte në janar të 2008. Goditjen më të madhe e ka marrë sektori i ndërtimit, i tregtisë dhe e turizmit, ku në këtë të fundit rreth 25 për qind e hoteleve nuk do të hapen për këtë sesion.
Ekonomia greke mbahet kryesisht nga turizmi, transporti detar ( e dyta ne botë) duhani etj. Të parët që kanë ndjerë papunësinë janë edhe emigrantët, për të cilët akoma nuk ka të dhëna zyrtare, pasi shifrat janë dhënë në përgjithësi.
Po nga njëra një numër emigrantësh ende nuk kanë bërë regjistrimin me shprese se shumë shpejt mund të gjejnë përsëri punë. Janë këta emigrantë edhe pse të ligjshëm nuk marrin atë që u takon... Numri i papunësisë më i madh shënohet në Maqedoninë perëndimore ku për janarin e 2009 ishte në 16.4 për qind, kundrejt 13,3 për qind me janarin e 2008, ndërsa në Egjeun jugor ka shkuar në shifrat 16,3 për qind, nga 12,1 për qind me një vit më parë.
Në periferinë e Epirit papunësia ka arritur në 12.8 për qind, kundrejt 9.8 për qind të janarit 2008
-Në Kretë, papunësia arriti në 12.4% kundrejt 5.6%.
Në qarkun Qendrore-Greqi, shkalla e papunësisë arriti në 11,9% kundrejt 9.2%.
-Në Maqedoni Qendrore ( në veri të Greqisë) papunësia qëndron në 10.4% kundrejt 8.7%
- Në ishujt e Jonit, 10.9 për qin, kundrejt 13.8 për qind,
- Të Peloponezit 9.5 për qind kundrejt 8%,
- Në veri të Egjeut 8.2 për qind kundrejt 4.1%
- Në Maqedoni Lindore dhe në Thrakë 8.8% kundrejt 8.2%.
Papunësia ka prekur kryesisht gratë në 13,3 për qind, nga 12.1 për qind që ishte në janar 2008) dhe burrat (6.7% ndaj 5.1%). Raporti thekson se, shkalla e papunësisë për moshat 15-24 vjeç ka arritur 25 për qind, kundrejt 20,6% që ishte në janar 2008.
Në moshat 25-34 vjeç shkalla e papunësisë është 12% kundrejt 11.3%, ndërsa për moshat 35-44 vjeç, papunësia është 8.3 për qind kundrejt 6.4 për qind, për moshat 45-54 vjeç, shkalla e papunësisë arrin 6.2 për qind, kundrejt 4.5 për qind.
Për moshat 55-64 vjeç, shkalla e papunësisë ka mbetur në të njëjtin nivel në 4 për qind siç ishte në janar 2008, ndërsa reduktimi i papunësisë në moshat 65-74 vjeç nga 1.5 për qind në janar 2008 në 1.3 për qind në janar 2009. Lidhur me këtë shqetësim ministria e Punës z. Petralia ka premtuar edhe njëherë tjetër masat që do të marrë qeveria e saj për të hapur vende te reja pune. Për këtë është hartuar një program për zbutjen e papunësisë duke venë në shërbim edhe 2.5 miliardë euro, në mbështetje të brezit të ri 14-26 vjeç
Një gabim për këtë vend është se për të luftuar tregun e papunësisë, punëson njerëz në shërbime publike, gjë qe ka bërë që shkalla e burokracisë të jetë e tejdukshme. Në krahasim me Gjermaninë dhe Anglinë, ky vend ka pese here me shumë punjës në shërbime publike. Por…
Kampion e botës, çmimet rriten në 57.6 për qind
Sikur të mos mjaftojë papunësia në këtë vend vihet re një rritje e shpejtë e çmimeve të ushqimit, duke e kthyer në vend të parë në botë. Kjo vjen në një kohë kur paga mesatare në krahasim me vendet e BE, është dy here më poshtë, ndërsa mesatarja e çmimeve shkon deri në tre apo katër herë më shumë. Një shqetësim për këtë vend është edhe zhvlerësimi i vlerës së parasë në krahasim me vendet e tjera.
Këto kanë ardhur si shkak i paaftësisë së qeverive që kanë udhëhequr Greqinë për vite të tëra, për të monitoruar gjendjen aktuale të tregut. Edhe sot qeveria Karamanlis për pese vite në pushtet nuk bëri të mundur të mbaje nën kontroll fitimet e bujshme te biznesmenëve në kurriz te masave të gjera të popullit, në një kohë kur 75 për qind e pensionistëve marrin një kutote pensioni nën 600 euro.
Ajo që është karakteristike në bazë të informatave për muajin mars, Indeksi i çmimeve të ushqimit në këtë vend në krahasim me vendet e tjera është rritur rreth 57.6 për qind në krahasim me të vitit të kaluar.
Mbas Greqisë me një rritje prej 57,6 për qind, vijnë vendet e tjera si, Islanda më 27,3 për qind, Koreja 12.3 për qind, Meksikë me 10,3 për qind, Turqia 9.2 për qind, Norvegjia dhe Holanda me 5.3 për qind, Italia me 3.6 për qind, si dhe Belgjika me 3 për qind, Luksemburg me 2.4 për qind dhe Zvicra me 1.8 për qind.
Rritjet e mëdha u shënuan për shtrenjtësinë në shkurt dhe mars të 2009. Indeksi i çmimeve të ushqimit në Greqi e ka patur një rritje alarmante në 52.5 për qind, pasuar nga Turqia me 3.9 për qind, si dhe Koreja me 1.6 për qind.
Shpëtim Zinxhirija nga Athina