E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët ndëshkojnë politikën e talljes me Gërdecit, flakin nga politika Erion Veliajn dhe Gjinushin

Zgjedhjet e së dielës regjistruan rezultatin spektakolar të flakjes nga politika të ikonave të Gërdec-politikës. Erion Veliaj i G 99 ka marrë zero vota në qendrën e votimit të fshatit Gërdec, ndërkohë që nga politika kanë dalë edhe të tjerë kontributorë të konfliktualitetit komunist si Skënder Gjinushi apo Erion Veliaj


Sot ndërsa pritet të zyrtarizohet rezultati i zgjedhjeve të së dielës, zyrtarizohet edhe largimi nga skena politike i Gërdec-partive të tipit PSD, PDS, por në mënyrë spikatëse edhe “G 99”. Dita e sotme mund të lexohet edhe si dita e zhdukjes së gërdec-kryetarëve të këtyre partive, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Erion Veliaj, që nuk kishin asgjë më shumë në programin dhe aksionin e tyre politikë, sesa Gërdec-politikën, e përkthyer ndryshe si “politikë nekrofilike”. Ndërsa dy partitë PSD dhe PDS, kanë ekzistuar si çibanë të huaj në politikën shqiptare, shembullin e tyre tentoi ta ndiqte edhe Erion Veliaj, që shpejt e shpejt krijoi partinë G 99, me shpresën se duke “marrë peng” një vend në Parlament, do të mund t’i shpëtonte akuzave për abuzime me fondet e projekteve, akuza që tashmë kanë mbërritur në dyert e organit të prokurorisë. Se sa e vërtetë është vegjetimi i Gërdec-partive PSD, PDS, apo edhe “G 99”, në skenën  e politikës shqiptare, mjafton t’i hedhësh një sy historisë së tyre, që për sa kohë nuk i nënshtroheshin një gare reale në elektorat, sajonin “standarde” të tipit “Dushk”. Dhe kur vinte puna pastaj për ndonjë kontribut të mundshëm politik, Gjinushi, Milo dhe kanakari i Edi Ramës Erion Veliaj, sajonin protesta nekrofilie, për vdekjen e rëndomtë aksidentale të Kosta Trebickës, apo protesta të ngjashme edhe për shpërthimin në Gërdec. Kur iu desh këtyre partive, jo më larg se e diela e kaluar, të ballafaqoheshin për herë të parë me elektoratin, ato tashmë kanë kuptuar se “politikat e tyre nekrofilike”, nuk bindnin askënd se kishin të bënin me programe elektorale të këtyre partive, ndaj edhe vendosën t’i ndëshkonin duke mos ju dhënë asnjë mundësi të vazhdojnë të vegjetojnë në parlament, dhe herë pas herë të bëjnë “shëtitje funebre”, në kushtet e mungesës së alternativave më të mira të mundshme. Treguesi më i mirë i kësaj është vetë fshati Gërdec, i cili u dha as më shumë e as më pak, respektivisht nga “asnjë” votë, secilës prej tri partive PSD, PDS dhe G 99...


Asnjë votë në 28 qershor G 99, PSD dhe PDS - “Fitorja e PD-së rikonfirmohet edhe në fshatin e Gërdecit”


Pas sondazheve paraprake që dolën, zëdhënësja për zgjedhjet në Partinë Demokratike Majlinda Bregu, doli në një konferencë për shtyp, në selinë blu dhe u shpreh se: “Jam këtu edhe njëherë para jush nga selia blu e Shqipërisë blu për të konfirmuar trendin pozitiv të këtij procesi të numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë, në fakt një trend pozitiv i cili u bë i ditur paraprakisht me sondazhet dhe që po konfirmohet tani nga procesi i numërimit të votave”. Më tej shprehet se nuk do t’ju bëj asnjë analizë të ecurisë nëpër qarqet e vendit, keni mundësinë dhe po i ndiqni nga lidhjet direkt dhe nga autoritetit kryesor përgjegjës për të dhënë deklaratat për procesin e numërimit të votave dhe llogaritjen e mandatave që është KQZ; pavarësisht se kemi të dhënat tona krejtësisht të besueshme dhe reale shprehet Bregu.  “Përfitoj nga kjo lidhje – meqë një nga temat e cila mendohej se do të ishte një nga hallkat kryesore të PS për të fituar, u kthye në misionin e pamundur të fushatës sikurse ishte çështja e Gërdecit – më lejoni të falënderoj dhe t’u shpreh të gjithë votuesve të kësaj zone, të gjithë atyre zgjedhësve dhe votuesve të qendrës nr 1560 në Gërdec që kanë votuar 120 vota PD-së dhe 76 vota PS-së” u shpreh zëdhënësja për zgjedhjet në Partinë Demokratike. Duke shtuar më tej se, nuk është ky vetëm një rast për të përmendur dhe për të theksuar se çfarë ka ndodhur në një qendër votimi, por besoj për simbolikën të cilën, forca opozitare u përpoq ta përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe sigurisht për atë frymë të cilën u përpoqën të transmetonin tek njerëzit, tek zgjedhësit, tek qytetarët shqiptarë, që nga momenti i tragjedisë së Gërdecit tha Bregu. Bregu theksoi se “politika e tyre e nihilizmit dhe politika e mashtrimit dhe e talljes me vdekjen, nuk ka funksionuar as në Gërdec”. Në këtë qendër votimi të Gërdecit, nuk kana marrë asnjë vota, as partitë zhurmëmëdha të politikës së nekrofilisë si G 99, PSD, apo edhe PDS.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›