Marsejë-Mançester në Velodromeluhet sfida e...mungesave
ANGLI- Në Velodrome në Marsejës, Mançester Junajtid do të kërkojë ta sigurojë që sot kualifikimin për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. “Djajtë e Kuq” përballen me kampionët në fuqi të Francës, në një betejë ku të dyja skuadrat kanë pësuar dëmtime të shumta. Trajneri i Marsejës Didier Deshamp ka deklaruar se Mançester Junajtid nuk bën prej vitesh një futboll me fantazi, por sipas tij, “Djajtë e Kuq” janë gjithnjë të aftë të marrin fitoren. “Kultura e fitores është pjesë e ADN-së në një klub si Mançesteri, - tha Deshamp. - Kjo kulturë fitoreje simbolizohet nga Aleks Ferguson, që ka 24 vjet si trajner, që edhe pse ndryshon shumë lojtarë çdo vit, sërish ndërton një skuadër fituese”, shtoi francezi. Për Marsejën, mungesa e madhe në takimin e sotëm është ajo e sulmuesit Andre Pierr Zhinjak, që është i dëmtuar.
Në krahun tjetër, Mançester Junajtid do të jetë pa shumë prej senatorëve të skuadrës në “Velodrome”. Kapiteni Rio Ferdinand, por edhe Rajan Gigs e Anderson, nuk do të jenë të gatshëm për Ferguson. Një tjetër mungesë është ajo e Xhoni Evans, kështu që në qendër të mbrojtjes së “Djajve” do të luajnë Kris Smolling dhe Nemanja Vidiç. Në sulm nuk do të jetë as Majkëll Ouen, por ky repart duket i kompletuar me dyshen Runi-Berbatov. Në mesfushë, mungesë e rëndësishme është Valencia. “Mendoj se Marseja është një skuadër shumë e fortë, shumë atletike dhe me mbrojtës të fortë. Ashtu si ne edhe ata kanë mungesa të shumta, por është rikthyer Matjë Valbuena dhe ai mund të luajë”, deklaroi skocezi. Me shumë kuriozitet do të pritet edhe rikthimi i Patris Evra në Francë, pas fushatës shkatërruese në Kupën e Botës në Afrikë. Ish-kapiteni i kombëtares franceze ishte një nga protagonistët kryesorë të skandalit, që çoi deri në bojkot të stërvitjes.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)