Ancelotti lavdëron sulmuesit

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 20:41
Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar sulmuesit e tij pas fitores 2-0 ndaj Copenhagenit në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Nicolas Anelka shënoi dy herë pasi startoi përkrah Fernando Torresit, ndërsa Didier Drogba dhe Salomon Kalou u inkuadruan më vonë. I pyetur nëse ka sulmin më të mirë në Evropë, Ancelotti tha:
“Mendoj se po. Ne duam të ruajmë formën e mirë fizike duke aplikuar rotacionin dhe kjo është mirë për Premierligë dhe Ligën e Kampionëve”.