Shëmti dhe asnjë gol në Marsejë- Mançester
TIRANE-Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja tjetër e luajtur mbrëmë, ajo mes Marsejës dhe Mançester Junajtid. Shifrat e golave tregojnë më së miri edhe atë që ndodhi në fushë, në një ndeshje të shëmtuar dhe të luajtur me një ritëm tepër të ulët. Futbollistët e të dyja skuadrave kanë bërë gabime pafund në fushë, ndërkohë që në të dy kampet duket se ka ekzistuar frika. Mjafton të përmendësh se dy portierët u limituan në disa dalje më shumë koreografike, sesa për shkak të rasteve të rrezikshme. Në këtë mënyrë, gjithçka është shtyrë për në "Old Traford", ku Junajtid ka më shumë mundësi për të kaluar në çerekfinale. Mbrëmë, edhe pse kishte në fushë Berbatov, Runi e Nani, Mançesteri nuk u tregua për asnjë moment i rrezikshëm, ndërsa gjuajtja e vetme e denjë në pjesën e parë ishte ajo e Fleçer, e pritur nga Mandanda. Në pjesën e dytë e njëjta panoramë dhe në fund gjithçka mbyllet pa fitues.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)