E Diel, 1 Nëntor 2026

Noka: Tirana në duart e qytetarëve, asgjë nuk ia shpëton lëkurën Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për media gjatë marshimit të protestuesve.

Ai u shpreh se marshimi është i lirë, dhe se sipas tij, çdo tentativë për ndalimin e protestës ka dështuar.

“Kryengritja paqesore vazhdon pavarësisht dhunës dhe gazit lotsjelës. Pavarësisht se narko-Proda urdhëroi bllokimin e marshimit, asgjë nuk e ndalon marshimin e lirë. Siç e shikoni çdo gjë që kanë bërë skenar ma dështuar. Tirana është në duart e qytetarëve Kryengritja është paqësore. Ashjë nuk ua shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale“, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë përfundimi i këtij marshimi, Noka u shpreh thjesht “Ne jemi në marshim”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›