“Marshim” nën hijen e Claudio Pozzani-t...
22/03/2010 Poezi nën tingujt e xhazit dhe muzikës bashkëkohore. Një komunikim vargjesh përmes muzikës. Në të tillë formë do të shfaqet para publikut shqiptar, autori italian Claudio Pozzani, i cili ndodhet këto ditë në Shqipëri.
Dje ai ishte në Tiranë, pas aktiviteteve në Berat, Durrës dhe në Shkodër. Poet, narrator dhe muzikant, Pozzani promovoi diskun e tij me poezi të interpretuar nga vetë ai “La marcia dellombra”. Kjo është një ngjarje artistike që vjen në kuadër të veprimtarisë “Italia dhe Shqipëria 2010, dy popuj, një det, një miqësi”.
Në “La marcia dellombra” përfshihen 12 poezi të autorit italian shoqëruar me muzikë.
“Zgjedhja për tia besuar poezitë e mia një disku në vend që tia besoja një libri ka të bëjë me faktin se dua të vë theksin te prioriteti që ka aspekti oral në poezi. Kontakti me publikun për një poet është thelbësor: reagimet e ndryshme, komunikimi që vendoset mes zërit tënd dhe platesë... janë këto elemente shumë të rëndësishme, akoma më të rëndësishme se sa recensionet nëpër revista”, është shprehur Pozzana, gjatë publikimit të këtij disku me poezi. Sipas tij, në poezi “gjendet një gjuhë magjike, që rend përmes vargjeve të shkruara dhe harmonizohet me thellësinë e qenies së secilit prej nesh. Kur poeti arrin të aktivizojë këtë alkimi, atëherë fjalët e tij i flasin drejtpërdrejt shpirtit të lexuesit, por në rastin konkret te dëgjuesi”.
Pas Shqipërisë, Claudio Pozzani do të vijojë me turin e tij promovues edhe nëpër aktivitete të ndryshme, siç janë festivalet poetike. Kështu, poeti italian do të jetë në Tunizi, Kosta Rika, Kubë, Francë, Maqedoni, Brazil, Kanada etj. Krijimtaria e Pozzani-t në shqip është e njohur përmes botimit dygjuhësh "Nuk di nëse deti/ Non so se il mare", përkthyer në shqip nga Silvana Leka dhe botuar nga “Ideart”. Claudio Pozzani lindi në Xhenova në vitin 1961. Ai është i njohur në Itali dhe Evropë si poet, prozator dhe muzikant. Gjithashtu është shquar për performancat dhe teatrin e poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohura të poezisë në botë. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat e ndryshme bashkëkohore. Claudio Pozzani është anëtar i komisionit të UNESCO-s për Poezinë. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është botuar në 2001 në version dygjuhësh (italisht-frëngjisht) me titullin “Saudade & Spleen”, botuar nga shtëpia botuese “Editions Lanore” në Paris. Si prozator ai ka botuar romanin “Angolazioni temporali”, “Kate ed io”, si dhe përmbledhjen “Raçonti dai piedi freddi”. Në vitin 2002, me rastin e Ekspozitës së Librit në Paris, kushtuar Italisë, në Francë u botua romani i Claudio Pozzani-t, “Kate et moi”. Në vitin 1983, Pozzani themeloi “Circolo dei Viaggiatori nel Tempo”, një shoqatë kulturore që është fokusuar veçanërisht drejt poezisë dhe organizon festivale e veprimtari ndërkombëtare në të gjithë Evropën. Në vitin 2001 ai krijoi Shtëpinë Ndërkombëtare të Poezisë me qendër në Pallatin Dukal të Xhenovas. Si muzikant, më 1986-n, Claudio Pozzani krijoi grupin e rokut “Cinano”, me të cilin ka realizuar turne të shumtë në Itali dhe Europë, si dhe është përfshirë në Enciklopedinë Italiane të Muzikës. Që nga viti 1990, është drejtues dhe kompozitor i orkestrës “Eczema”, një formacion i muzikës rumorsimfonike. Për veprimtarinë e tij kulturore dhe performancat poetike, poeti dhe dramaturgu i shquar Fernando Arrabat e ka përcaktuar Claudio Pozzani-n si “mjeshtër i së padukshmes, yshtës i ëndrrave, vjedhës i zjarrit: zemra e tij vallëzon në shtretër mbretërorë feste”. Për Pozzanin, një artist i angazhuar, mjaft i interesuar në çështje të kulturës, kjo nuk është hera e parë që viziton Shqipërinë.