E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA drejt marrjes se nje vendimi per Sirine

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se SHBA-ja është duke marrë në konsideratë një aksion të kufizuar në Siri, por nuk ka vendosur ende përfundimisht. Obama është duke diskutuar për ndërhyrjen në Siri në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Per presidentin amerikan perdorimi i armeve kimike ne Siri eshte kerecenim per gjithe boten. Sipas tij me te rrezikuar nga armet kimike te regjimit Asad jane Izraeli e Jordania. Obama tha se ushtria amerikane po qendron ne gadishmeri dhe administrata po zhvillon konsulta me kongresmenet per hapin e ardhshem ne kete situate. Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore dhe se nuk do të ketë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret veprimi ushtarak. Ky lloj sulmi eshte nje sfide per boten, ne nuk mund ta pranojme nje bote ku grate dhe femijet sulmohen me gaze e arme kimike-tha Obama. Me aq sa kemi pare deri tani, puna e keshillit te sigurimit veshtersohet gjithnje e me shume ne nje situate ku kemi dukshem shkeljen e normave te percaktuara nderkombetare.

Kerri: Nuk mund të rrimë duarkryq përballë krimeve
Edhe pse nuk kane marre ende vendimin per te nderhyre ne Siri Shtetet e Bashkuara Amerikes e kane te qarte se perpara situates te krijuar atje nuk mund te rrine duarkryq. Ne fjalimin  e tij sekretari amerikan i shtetit, John Kerry vleresoi si alternativen me te mire gjetjen e nje zgjidhje diplomatike. Megjithate ai shprehu hapur bindjen e administrates amerikane per perdorimin e armeve kimike nga regjimi i Assad.

“E dimë që regjimi i Assad ka përdorur armë kimike dhe ka rezerva të mëdha të tjera të këtyre armëve. Regjimi i Assad ka përdodur këto armë kundër njerëzve të tij. E dime qe sulmi u paralajmerua dhe ushtaret e Assadit moren masa mbrojtese, duke vendosur maska kundërgazi. Dimë horrorin dhe makabritetin e kësaj ngjarje.E rendesishme eshte qe perdorimi dhe disponimi i ketyre armeve te parandalohet dhe ta kemi nen kontrroll per hir te sigurise qe tashme eshte e kercenuar”, u shpreh Kerry.

Sekretar amerikan i shtetit sqaroi opinionin public se misioni i inspektoreve te OKB-se do te konstatojne ose jo perdorimin e armeve kimike, duke iu shkarkuar atyre pergjegjesine e gjetjes se autoreve te ketij sulmi.

“Siria eshte perpjekur te shkaterroje provat gjate ketyre diteve. Aksesi qe i eshte dhene inspektoreve te OKB-se jashtezakonisht i kufizuar. Te gjitha keto qe dime jane fakte. Pyetja tani eshte jo se cfare dime, por cfare do te bejme pas dorezimit te raportit te inspektoreve te OKB-se i cili do te konstatoj perdorimin ose jot e armeve kimike", sqaroi ai.

Sekretari Kerry tha se sulmi i 21 gushtit eshte shkelje e hapur e konventave nderkombetare per mosperdorimin e armeve kimike, te firmosura nga te gjithe vendet e botes. Megjithate per Kerryn opcioni i nje tryeze bisedimesh eshte rruge me e parapelqyer se fillimi i nje lufte.

"E dime qe amerikanet jane te lodhur nga lufta, por kjo nuk na cliron nga pergjegjesite tona. Historia do te na gjykoje, e presidenti Obama do të marrë vendimin e duhur, pasi te kemi raportin e inspektoreve të OKB-së. Megjithatë, qellimi kryesor është nje proces diplomatik qe te zgjidhe kete krize. Lufta nuk eshte asnjëherë zgjidhja e parapëlqyer", vuri në dukje sekretari amerikan.

Kerry ka thënë se sulmet kanë vrarë 1429 veta, duke përfshirë edhe 426 fëmijë .Ato i cilësoi si “krime kundër njerëzimit” dhe Assad nje vrases.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›