Marshimi për paqe, shoqëria civile: Jo dhunës, të ulet tensioni

Karvani i paqes ka filluar rrugëtimin e tij nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë. Anëtarë të shoqërisë civile, e përfaqësues të shoqatave e forumeve të ndryshme janë shprehur për ulje të tensioneve, për rikthim të paqes në vend.
Ata nuk kanë kryer rrugëtimin e planifikuar, ata me anë të simboleve, si flamuri shqiptar apo dhe pankartave me mbishkrime.
Njëri prej përfaqësuesve të tyre, Arjan Galdini shprehet se anëtarët e ashtuquajtur dalëzotësa do të kryejnë takime me krerët më të lartë të shtetit, duke filluar me presidentin Topi, kryeministrin Berisha e kreun e opozitës Edi Rama.
Anëtarët e këtij manifestimi paqësor janë shprehur kundër dhunës, për një vend që duhet të zhvillohet e jo të mbetet pre e politikës.