E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagjumesia te con ne depresion

Foto ilustruese

E shtune 29 janar 2011 NOA- Nga nje studim i bere nga Fondacioni Nderkombetar i Shendetit Mendor behet me dije se pagjumesia eshte nje nder faktoret kyc qe te con ne depresion.

Sipas ketij studimi pagjumesia lidhet ngushtesisht me depresionin problemet ne sistemin imunitar dhe problemet kardiake. Raporti thekson se mjeket i kushtojne shume me pak rendesi nga sa duhet ketij fenomeni.

Numri i te rriturve qe vuajne nga pagjumesia ne vendet e zhvilluara eshte rreth 30. Asnje semundje apo problem tjeter nuk evidentohet ne nje nga tre njerez.

Me tej theksohet se ndonese shume njerez i neglizhojne problemet e tyre me pagjumesine permiresimi i orareve te gjumit do te realizonte nje permiresim te menjehershem te cilesise se jetes.

Sipas studimit personat me probleme nga pagjumesia e kane kater here me te veshtire te krijojne marredhenie me njerezit tre here me te lehte te bien ne depresion dhe jane trefish me te ekspozuar ndaj mungeses se perqendrimit.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›