Martanesh, bie në greminë makina, vdesin 2 persona, plagosen 2
MARTANESH- Dy persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Martanesh, në verilindje të vendit. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Bualli-Krastë, ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.
Si pasojë e terrenit të vështirë policia ka mundur të mbërrijë në vendngjarje nëpërmjet helikopterit. Mësohet se viktimat janë shtetasit Behar Kenga 48-vjec dhe Dashamir Cani 40- vjec. Ndërkohë që mësohet se personat e plagosur janë Halim Gjoka dhe Hajdar Selimi. I plagosuri Gjoka është transportuar menjëherë drejt spitalit të Tiranës me helikopter.
Nga ana e uniformave blu bëhet me dije se automjeti, i cili ngitej nga personat që kanë humbur jetën ishte e tipit foristradë. Ndërkohë që mësohet se polia ka nisur punën për identifikimin e personave të vdekur dhe për shkaqet e vërteta të aksidentit, ndërkohë që dyshimet e para mendohen të jenë si shkak i shpejtësisë së automjetit nga drejtuesi i tij .
(e.m/BalkanWeb)