E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martanesh, shpërthen miniera, plagoset rëndë minatori

MARTANESH- Një minator ka mbetur i plagosur rëndë mesditen e sotme në minierën e Krastës në Martanesh.

Sipas burimeve të policisë, plagosja e 45- vjecarit Ilir Plloçi ka ndodhur brenda njërës prej galerive pas shpërthimit të minave për nxjerrjen e kromit.

Mësohet se 45-vjecari, pasi ka përgatitur frontin duke bërë mbushjen e vrimave të minave ka filluar ndezjen e tyre në rradhë, por dicka ka ecur keq në njërin prej fitilave i cili ka sjellë një shpërthim të shpejtë.

Shpërthimi ka bërë që një pjesë shkëmbi të shkëputet, duke goditur në pjesën e brinjëve 45-vjecarin Ilir Plloçi. Minatori i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›