E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu përshëndet nismën “një komb një pasaportë”

Kryetari i AKZ-së, Kreshnik Spahiu, tha se gjithë mekanizmi shtetëror, Qeveria dhe Kuvendi duhet të reflektojnë urgjentisht, pasi Ligji për regjistrimin e popullsisë ka nevojë për ndryshime rrënjësore.

Z. Spahiu mbështeti dhe nismën “një komb një pasaportë“, e cila synon ndërgjegjësimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e pajisjes me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi me kombësi shqiptare.

"Çdo qytetari me origjinë shqiptare duhet t'i njihet automatikisht e drejta e pasaportës shqiptare, dhe këtë e ka detyrim shteti amë, e ka Shqipëria, për t'i garantuar këtë të drejtë", theksoi nënkryetari i KLD-së, i cili shtoi se ky standard aplikohet në gjithë rajonin.

Kreshnik Spahiu vlerëson se mjafton një konsensus në Kuvendin e Shqipërisë, pra një shumicë e cilësuar që të bëhen ndryshimet ne dispozitën e ligjit për shtetësinë shqiptare. /Start/

                                                                                             2011-07-02 14:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›