E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’ vizitë në Vjenë

VJENË- Presidentja e fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’ zonja Liri Berisha zhvilloi një vizitë dy ditore në Vjenë me ftesë të forumit ekonomik të Vjenës.

Vizita kishte si qëllim prezantimin para bizneseve austriake punën e fondacionit si dhe për të diskutuar me ta mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes në ndihmë të fëmijëve me problematika të ndryshme.

Zonja Berisha u prit nga presidenti i forumit ekonomik Erhard Busek dhe nga auoritete të tjera për dhe përfaqësues të kompanive private.

‘Jam e bindur që shumë prej partnerëve të Forumit kanë qënë pranë shtresave në nevojë sikurse dhe ajo vetë është mbështetur në punën e saj për fëmijët nga biznesi shqiptar”,- tha mes të tjerash zonja Berisha.

Gjatë vizitës zonja Berisha vizitoi spitalin e përgjithshëm të Vjenës dhe qendra të ndryshme për fëmijë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›