E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane dy vrasje ne nje nate

Dy të vrarë dhe dy të plagosur kanë qenë viktimat e konflikteve të ndodhura gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të premtes në Tiranë.

Artan Këllezi dhe Hanife Hasani, janë qëlluar për vdekje, I pari me thikë dhe e dyta me armë automatike në dy ngjarjes që kanë ndodhur jo më larg se dy kilometra njëra nga tjetra.

Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm duke vënë në pranga Stilian Korabin dhe Ylli Elmazin.

Ngjarja e parë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes kur Elmazit i dashur të qëndrojë vetëm disa minuta në pikën e basteve sportive të Këllezit në zonën e Xhamllikut në Tiranë për t’u konfrontuar me këtë të fundit.

Elmazi e ka qëlluar Këllezin me thikë, I cili ka ndëruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
90 minuta më pas në Allias, Ylli Elmazi kishte shkuar për të marrë vajzën e tij nga shtëpia e Hasanëve.

Vajza kishte ikur të jetonte me të dashurin e saj, pasi Elmazi nuk ia pranonte martesën me të.

Përballja ka qenë fatale. Elmazi ka qëlluar me automatik ndaj dy prindërve të të dashurit të vajzës, Fatmir e Hanife Hasani, si dhe bashkëshortin e vajzës së këtyre.

Të tre u dërguan në gjëndje të rëndë në spitalin ushtarak, ku Hanifja humbi jetën si pasojë e plagëve me armë zjarri. Policia arrestoi autorin i cili mësohet të ketë pranuar krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›