Velipoja, kete vit me ulje cmimesh
Velipoja eshte me po ate rere te mrekullueshme dhe bimesi te gjelbert, por edhe me po ate papasterti te madhe dhe moskujdesje te jashtezakonshme te shtetit, komunes dhe Ministrise se Turizmit. Pushuesit jane te shumte ne kete moment dhe rruga e shtruar ka shtuar edhe ato ditore, qe nuk pertojne dhe vijne edhe nga zonat e verilindjes ne Velipoje. Cmimet nuk kane rene ne kabinat e plazhit me te madh te veriut te Shqiperise. Ato perseri levizin nga 25000 leke te voglat dhe pa kushte, deri ne 45000-80000 leke te atyre me kushte te plotesuara afer qendres dhe buze detit. Ne keto dite eshte tejet e veshtire te prenotosh nje dhome a hyrje hoteli, nga 15 korriku deri ne 15 gusht dhe pak me e lehte per datat 1-15 korrik dhe 15-30 gusht. Emigrantet, kryesisht nga Italia dhe Gjermania, e mbushin zakonisht plazhin. Numri i tyre eshte rreth 10 mije, te cilet familjarisht vijne ne Velipoje edhe per te pushuar, por edhe per t'ju krijuar shpeshhere kushte per pushim te perbashket familjareve, prinderve dhe ne pergjithesi fisit, me idene per te qene bashke.
Edhe tualetet jane brenda kushteve te normalitetit. Dhoma te tilla kushtojne nga 35-45 mije leke ne periudhen 15 korrik, deri me 15 gusht. Te "Kompleksi i Fishtes", ku jepen apartamente te rregulluara me qira, cmimi shkon nga 70-80 mije leke ne 15 dite, cka konsiderohet teper i kripur per pushuesit. Por gjithsesi cmimet jane me te uleta ne krahasim me sezonin e kaluar, ku ishin te pakten 10 per qind me shume. Cmimet e ushqimeve zene nje tjeter vend te vecante ne xhepin e pushuesve qe preferojne te gatuajne vete se te shkojne ne restorante. Ne Velipoje cmimet jane gati dy here me te larta se ne Shkoder. Pronaret thone se kane shume kerkesa kete here nga kosovaret dhe maqedonasit qe, te ardhur pak vite me pare kane mbetur te kenaqur me ate qe i ofron plazhi.
Ne Velipoje numerohen te pakten 120 hotele. Ne fakt asnje nga keto nuk eshte perfshire ne sistemin e vleresimit me yje. Cmimet variojne nga 5-18 euro per person ne nate, si dhe 18-72 euro per dhome. Disa nga keto hotele kane te pershire ne cmim edhe ushqimin, ne tre ose me pak vakte. Vetem pak prej tyre ofrojne telefon ne dhome. Shume prej tyre kane lulishte e parking per klientet. Disa te tjere kane edhe sherbimin e barit dhe restorantit. Ne Velipoje ka te pakten 33 plazhe private, qe ofrojne mundesi akomodimi ne cadra e shezlongje kundrejt pageses prej 300 leke per nje cader. Ne plazh ka edhe nje rreshqitese me uje, qe te kujton mjediset e nje akuaparku, shume zbavites per femijet. Koshat e mbeturinave jane te perhapur. Ka edhe banja e dushe publike qe ofrohen kundrejt nje pagese prej disa dhjetera lekesh.
Sherbimi ne lokalet qe patem mundesi te frekuentonim, sherbimi ishte i kulturuar dhe i shpejte. Ne plazh kishte e dyqane me ushqim te shpejte e vende ku mund te blihen pije te ndryshme freskuese. Disa nga lokalet sherbejne edhe si klube nate te pershtatshme per pushuesit e rinj. Ato sherbejne deri ne oret e vona te nates. Cmimet e pijeve dhe e ushqimit te shpejte nuk jane me te larta se mesatarja e tyre ne qytete. Nje dreke apo darke kushton nga 2 mije deri ne 5 mije leke ne cift, ku varet preferenca dhe vendi ku shkohet prej pushuesve.
Rudina Llazari
Investimi dhe pretendimet, kush fshihet pas luksit
Ne Velipoje numerohen 1220 ndertime, vetem 4 me leje
Ne nje vije bregdetare prej 12 km ndodhen me shume se 1220 ndertime ne Velipoje. Ndersa ne paradoks me kete, plazhit i mungojne investimet. Sipas shifrave te bera publike nga KRRTSH-ja, nga te gjitha ndertimet ne Velipoje, vetem 4 rezultojne te jene me leje ndertimi. Ka kohe qe flitet per prishjen e plote te tyre, ndersa plazhit i mungojne investimet. Eshte folur per prishjen e ndertimeve pa leje dhe cdo dite pronaret jetojne me ankthin e shembjes nga fadromat. Vitin e kaluar u ndermor nje aksion ne prag te sezonit, duke krijuar nje rremuje totale qe ndikoi edhe ne mbarevajtje. Nderkohe qe pronaret e hoteleve, restoranteve apo shtepive, shprehen se kane siguruar kushte te mira per kete vit. "Kam siguruar kushte te tjera. Te gjitha dhomat kane soba gatimi me gaz", thote A. Bushati, pronar i nje vile 4 kateshe ne qender te plazhit. Ai shton se uji i Velipojes nuk eshte per konsum dhe se klientet e tij e blejne ne dyqane. Ne pergjithesi edhe dhomat qe ofrohen kane kushte te favorshme. Nje numer fiks prej 4 shtreterish, nje tryeze me kater karrige dhe nje kuzhine te kompletuar edhe me pajisje. Vilat dhe hotelet luksoze shtrihen pergjate te gjithe siperfaqes, por dyndja me e madhe e "pasanikeve" shihet pikerisht ne pjesen e fundit te plazhit, aty ku ndahet me Shengjinin. Ne letrat shoqeruese te pronesise se ketyre vilave figurojne emrat e njerezve te rendomte, por qe dikush tjeter me pushtet fshihet pas tyre. Ne Velipoje, nje pjese e pronareve jane nga Bajza e Malesise se Madhe. Megjithese eshte rreth 45 km larg plazhit, Bajza ka "pronat" e veta ne Velipoje. Shkodranet e dine se ndertimet e tyre jane pjelle e trafikut dhe e kontrabandes se naftes qe i pasuroi se tepermi.
E vecanta, fitimi nga misrat e pjekur
Ne qendren e Velipojes jane mbi 100 dyqane te veshjeve te plazhit apo te frutave, perimeve dhe embelsirave. Velipoja eshte nje nga "tregjet" e medhenj te biznesit te "karabushave", (Misrave te pjekur) dhe njerezit jane mesuar tashme me karrocat e prodhuara per llac qe mbajne misra, qymyr dhe nje zgare. Cmimi i nje misri te pjekur eshte 50 leke dhe fitimi per nje te shitur shkon ne 40 leke. Vetem brenda nje dite nga mengjesi deri ne darke, shiten minimumi 160 cope dhe kjo nuk eshte per te qeshur kur ne fund llogaria e fitimit pa taksa eshte mbi 6400 leke ne dite.
Te dhenat per Velipojen
4 km gjatesi plazhi dhe 300 m gjeresi
70 ndertime pa leje te prishura
5 milione leke investime
50 banja publike
1220 ndertime ne bregdet
4 ndertime me leje
35 vjet vjetersia e plazhit
33 plazhe private
40 punetore pastrimi
100 dyqane ne plazh
Roje bregdetare per pushuesit
Cmimet e kabinave
25000 leke kabina pa kushte
45000-80000 leke me kushte, afer detit
Shtepi me qira
35-45 mije leke, 15 korrik-15 gusht
70-80 mije leke ne 15 dite te "Kompleksi i Fishtes"
Cmimet e hoteleve
120 hotele ne Velipoje
8-18 euro nata per person
18-72 euro nata, me 1-3 vakte
10 per qind ulje cmimesh
Restorantet
2-5 mije leke per cift
Gatimi i preferuar, prodhimet e detit
Preferohet gatimi ne banesa
Plazhi
33 plazhe private
100-1500 leke per cader
2500-300 leke bashke me shezlongun