Martesa e Jennifer Lopez, ne krize

Mediat amerikane raportojne se marteses katervjecare te Jennifer Lopez me Marc Anthony po i vjen fundi. Kengetarja qe solli ne jete dy binjake dhjete muaj me pare, eshte fotografuar pa unazen e marteses ne premieren e nje filmi ne Los Anxhelos.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
As bashkeshorti i saj 40-vjecar, nuk mbante unaze, c’ka beri qe te shtohen thashethemet kur u pa me pas te bisedonte me disa gra ne klubet e nates ne Las Vegas e New York.
Sipas disa zerave, kengetarja ka deklaruar se jeta e saj po behet e mjerueshme. Nje burim tha se cifti ndodhet ne piken e ndarjes dhe te dy jane te merzitur. “Ajo preferonte jeten shtepiake, por tani eshte merzitur dhe kerkon te kthehet J-Lo e vjeter. Po lufton me menyrat e mbajtjes nen kontroll nga Marc”, tha burimi.
Revista “US Weekly” raportoi se cifti, pavaresisht rinovimit te marteses ne muajin tetor, shfaqi shenja tensioni gjate darkes se Dites se Falenderimit me te afermit ne Las Vegas.
Gjithesesi, zedhenesi i kengetarit tha se martesa nuk eshte ne krize.