E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlerësohen botimet e reja albanologjike

Në një takim tryezë të organizuar në hotel Tirana ku merrnin pjesë zv kryeministri Genc Pollo, ministri i Arsimit, Fatos Beja dhe përfaqësues të shkencave albanologjike dhe Akademisë së Shkencave, u vlerësuan botimet e nxjerra nga kjo fushë. Ajo çka përbën risi për këtë takim është thellimi dhe vendosja e rëndësisë dhe e vlerave të duhura të botimeve shkencore në fushën e letërsisë, gjuhësisë dhe albanologjisë. Në këtë sens ky takim sjell edhe njëherë në vëmëndje rëndësine e madhe të këtyre botimeve vërtetë cilësore. Ky simpozium mbledh bashkë personalitete të albanologjisë, që sjellin botimet më profesionale të kësaj fushe. Është një simpozium vlerash që shërben jo vetëm përë të kthyEr vëmendjen tek shkencat albanologjike, por sjell dhe botime të një niveli të lartë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›