E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Go Ragional", konferencë për rritje të turizmit të përbashkët ndërrajonal

Unioni i Operatorëve të Turizmit Shqiptar organizuan konferencën rajonale "Go Ragional" mblodhi në Muzeun Historik,përfaqësues të lartë të shteteve Rajonale si Kroacia, Maqedonia dhe Kosova në një tryezë të përbashkët. Qëllimi i kësaj tryeze është të synojë rritje të turizmit të përbashkët ndërrajonal dhe të përforcojë dukshëm mardhëniet në këtë fushë. Arritjet e deritanishme mes vendeve kanë qënë në shkallën e liberalizimit të lëvizjes turistike mes vendeve dhe ky është një hap jo i vogël në rritjen e prurjeve turistike të palëve. Kryetari i Unionit të Operatorëve të Turizmit Shqiptar Sadik Malaj shprehu ecuarinë në vite të këtij unioni. Shteti më i ri i pavarur në ballkan Kosova, për herë të parë në një union të tillë,që pas pamvarësisë së sajë kishte dhe ambasadorin e saj të pranishëm në këtë tryezë Gazmed Pulaj. Kjo tryezë përcon akoma dhe më tëje frymën positive të bashkëpunimit ndërrajonal turistik. Një fushë e cila është në shërbim të rritjes së niveli të mardhënieve, por dhe përfitimeve financiare reciproke midis vendeve. Tradita e mirë e tryezave të këtilla do të vazhdojë dhe në të ardhmen, për të sjellë akoma dhe më tepër në vitet në vijim frutet e një pune të përbashkët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›