E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa ndermjet homoseksualeve

Manifestues që rrezojnë shtylla, dhe forca policie që përgjigjen me gaz lotsjellës. Disa të plagosur dhe më shumë të arrestuar. Ky është bilanci i një dite të cuditshme proteste në Paris nga ana e popullit konservator që kundërshton reformën për martesën ndërmjet cifteve homoseksuale, që mbështetet nga socialistët e presidentit Fransua Hollond. Mbi manifestimin në mbrojtje të martesës tradicionale më pas është një luftë shifrash, 1.4 milionë pjesëmarërs sipas organizatorëve të protestës, ndërsa vetëm 300 mijë sipas prefekturës. Ka qenë gjithashtu dhe një shkëmbim akuzash të tensionuara ndërmjet përfaqësuesve të opozitës dhe ministrisë së brendshme, sipas së cilës manifestimi ka dalë totalisht jashtë kontrollit të organizatorëve. Ndërsa e djathta franceze akuzon qeverinë se është përdorur gaz lotsjellës kundër familjeve dhe fëmijëve që merrnin pjesë në manifestim në rrugët e kryeqytetit francez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›