Shtypi rus jep fakte te reja per vdekjen e Berezovski

Ish oligarku rus dhe një armik i betuar i Vladimir Putin, Boris Berezovski, i cili u gjet i vdekur në vaskën e vilës së tij në Londër, ëshët mbytur. Përgënjeshtrimi i hipotezës më të përfolur të shtypit britanik për një vetëvrasje të mundshme si shkak i një depresioni, vjen nga një mik i manjatit rus. Nikolai Glushkov ish zëvendës drejtor i kompanisë Aeroflot, ka folur për të përditshmen britanike Gardian. Ai ka treguar se pranë trupit të pajetë ishte gjetur nëj shall i dyshimtë, sipas ish bashkëshortes së viktimës. Galina Berezovski, e cila është dhe trashëgimtare e shtëpisë ka mundur të hyjë menjëherë pas zbulimit të trupit dhe ka parë shallin. Boris është mbytur ka thënë Glushkov i cili ka përjashtuar mundësinë e depresiionit apo atë të vdekjes natyrale. Ka pasur shumë vdekje të rusëve në ekzil, ka përfunduar ai.