Imami e Bylykbashi ne Gjinar e Zavaline te Elbasanit
Deputeti Aurel Bylykbashi dhe drejtuesi i grupit të punës për zonën e Elbasanit, Arben Imami, janë takuar me banorët e Gjinarit dhe Zavalinës. Ata shprehën bindjen se mandati I ardhshëm i Partisë Demokratike është ai i kurorëzimit të të gjitha reformave të nisura më 2005.
Në një takim me banorët e Gjinarit dhe Zavalinës, në Elbasan, ministri Arben Imami shpjegoi se PD nuk do që të zbrazet Shqipëria. Ndaj dhe për këtë ka zgjidhur në 8 vjet qeverisje më shumë probleme se kurrë në historinë e vendit.
Në krye të grupit të punës për zonën e Elbasanit, Imami tha se i gjithë sistemi i infrastrukturës së vendit do të mbarojë Brenda 4 viteve të ardhshme. Ndërsa deputeti Aurel Bylykbashi, theksoi se 23 qershori është një ndeshme mes dy alternativash të qarta.
Imami dhe Bylykbashi shprehën bindjen se kanë mbështetjen e elektoratit për të ecur përpara.