E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesat, çiftet dynden te kopshti Botanik

Në kopshtin botanik këtu në Tiranë përgjatë fundjavës, frekuentohet shumë nga çifte të sapomartuarish të cilët vijnë pikërisht në ditën e tyre më të bukur, atë të martesës. Ata e shfrytëzojnë këtë ambjent për të bërë foto të cilat do të mbeten për kujtim të gjithë jetën.

Një vend i cili është në harmoni të plotë me ditë më të veçantë dhe më të bukur të jetës së njëriut. Një vend përrallor me lule dhe trëndafila, pemë dhe me gjelbërimin që e përfshin të gjithë kopshtin botanik.

Të sapomartuarit me veshjet e tyre, speciale për këtë ditë, dhëndurrët me kostume dhe nuset me fustanet e bardha, të stolisura dhe të kuruar deri në detaje, makinat e zbukuruara, të tipeve e llojeve nga më të ndryshmet dhe nga më të veçantat, të gjitha këto e gjen vetëm në një vend.

Ky është i vetmi vend ku mund të gjesh kaq shumë nuse dhe dhëndurë të mbledhur në një vend të vetëm. Dasmorët që shoqërojnë çiftin gëzojnë dhe ndajnë edhe ata momentet e gëzimit të tyre me të sapor martuarit, duke i fiksuar ata në kamera dhe aparate fotografike.

Në organizimin e dasmave shqiptare duke se mbizotëron tradita. Veshjet tradicionale nga të gjitha zonat e shqipërisë, preferohen të vishen shumë nga dasmorët, në veçanti nga fëmijët, vajzat dhe djemtë.
Boritë e dasmorëve që shoqërojnë makinë e tësapomartuarve, dhe muzika popullore tradicionale me volumin e lartë të gjitha këto gjëra karakteristike për dasmat shqiptare.

Të sapo martuarit pozojnë pafundësisht në të gjithë ambjentet e kopështit për të fiksuar në celluloid këtë ditë të veçantë për ta. Sidomos muajt korrik dhe gusht frekuentohet më shumë pasi edhe numri i dasmave është më i lartë. Kthimi i emigrantëve është një nga faktorët që ndikon në shtimin e dasmave pasi muaji gusht është edhe muaj pushimesh në vende që ata punojnë dhe jetojnë.

Aty të duket, sikur je në një tjetër vend, zogj që cicërojnë, pemë që fëshfërijnë si dhe një freski në këto ditë të nxehta vere.

Të gjithë vizitorët janë të detyruar të paguajnë për të hyrë në ambientet e kopështit botanik, ndërsa çmimi i biletës është i ndryshëm për kategori të ndryshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›