E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valltari arrestohet për dhunë ndaj gruas

Wellington, 8 gusht - Zelanda e Re nuk e njeh vallëzimin tradicional turk. Kështu thotë një turk, i cili është akuzuar për goditje me duar dhe këmbë gruan e vet, transmeton Daily Mail.

Ai thotë se po festonin shitjen e mirë të qebapëve në dyqanin e tyre, kur po luanin vallëzimin tradicional “kolbasti”. “Ky  vallëzim përfshin edhe lëvizje që lehtë mund të interpretohen si goditje apo mundje. Allaetin Can dhe gruaja e tij Elwis ishin duke vallëzuar, kur i pa një kalimtar, i cili thirri policinë”, tha avokati i tyre, Grant Vosseler.

“Gruaja ime dhe unë po festonim në këtë mënyrë ditën e mirë. Na u bashkuan edhe fëmijët. Vallëzuam në dyqan dhe vazhduam në parking. Gjithmonë vallëzojmë kur kemi për të festuar. Kjo është kultura jonë. çka ka të çuditshme këtu”, pyetej Can.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›