E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesë, ose pushim nga puna

Moskë, 18 gusht – Martesë, ose pushim nga puna. Kjo është “oferta” që u ka bërë magnati rus Vasily Boiko 6 500 punëtorëve të firmës së tij “Vash Finansovy Popechitel”.

Milioneri rus, një ultrakonservator ortodoks, javën e shkuar u ka shkruar një letër të gjatë vartësve të tij, ku i ka kërcënuar të gjithë ata që, sipas tij, “vazhdojnë të jetojnë në mëkat”, transmeton TCH.

Ai u ka dhënë dy muaj kohë punonjësve, në të kundërt ata që nuk kanë vendosur ende unazë në gisht do ta shohin veten në rrugë. 14 tetori, dita kur celebrohet festivali ortodoks rus është caktuar si dita e fundit për martesë të “mëkatarëve”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›