E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantuesi i BBC-së tregon gishtin e mesëm

Londër, 18 gusht – Prezantuesi i parashikimeve të motit në kanalin BBC News i ka treguar kolegëve të lajmeve gishtin e mesëm, pikërisht në momentin kur kamera kaloi te ai.

Prezantuesi i lajmeve Simon Mackoi dhe Fiona Armstrong, paralajmëruan parashikimin e motit, duke u talluar me kolegun e tyre, i cili duhej të hynte në program.

“Tani, për një minutë, do të shohim parashikimin e motit dhe ai do të jetë 100 për qind i saktë, duke marrë të gjitha detajet e nevojshme. Po e shoh Tom Shafernkerin duke u përgatitur”, tha prezantuesi, duke e bërë Tomin që t’ia tregojë me buzëqeshje gishtin e mesëm, pa e kuptuar se kamera në atë moment po e filmonte.

BBC i ka kërkuar falje shikuesve për këtë incident.

Prezantuesit të ri të parashikimit të motit i kanë ndodhur edhe më parë “aksidente të ngjashme”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›