E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Camaj vjen i plote

Projekti i Deges se Albanologjise ne Universitetin e Mynihut mundi te realizoje botimin e vepres se plote te shkrimtarit ne 85-vjetorin e lindjes. Ne kete pervjetor jane organizuar disa aktivitete kushtuar Camajt. Vepra letrare e Martin Camajt i kumton lexuesit variantin geg te levruar e te sprovuar ne rrethet letrare shkodrane te kohes te cilen shkrimtari yne ne gjallje te vet nuk reshti se perpunuari dhe pasuruari ne forme dhe leksik. Gjate pergatitjes per shtyp te vepres eshte synuar te pasqyrohet me besnikeri teksti letrar ne versionin e tij perfundimtar qofte ky i botuar apo i lene ne doreshkrim nga autori.

Bardhyl Demiraj drejtues i deges se Albanologjise ne Universitetin e Mynihut ka thene se nuk mund te flasim per nje veper teresisht te re por menyra se si keto vepra do te komunikojne me publikun eshte nje aspekt i ri. Projekti ka synuar te perfshije gjithe prurjen letrare si prozator si poet por edhe si narrator qe ka trajtuar prozen e shkurter tregimet dhe novelat. Jane botime te bera prej kohesh dhe ne nje periudhe kur Camaj nuk ka pasur akses ne rrethet e lexuesve ne hapesiren kompakte etnike shqipfolese pasi ne Shqiperi por edhe ne Kosove nuk ka qene i deshiruar.

Ne kete kolane nuk eshte perfshire vetem teksti letrar por edhe nje hyrje serioze nga kritike letrare jo vetem shqiptare por edhe njohes shume te mire te vepres se Camajt dhe ish-nxenes te tij. Ne ceremonine e promovimit te vepres se plote do te jete e pranishme edhe bashkeshortja e shkrimtarit Erika Camaj.

2010-10-15 1501

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›