Martin fiton etapën e nëntë të “Tour de France”
Daniel Martin është fituesi i etapës së nëntë të “Tour de Francë”. Çiklisti irlandez ishte i pari që preu vijën e finishit pas 168.5 kilometrave, nga Saint Giroin në Bagnes de Bigorre, pas një dueli deri në fund me ndjekësin e tij më të afërt me Fugslang, që ishte i vetmi që i mbajti ritmin. Ndërsa i treti, me rreth 20 sekonda vonesë, u rendit ndërkohë polaku Viatkovski, i ndjekur nga grupi i udhëhequr nga Moreno, ku bënte pjesë dhe fanella e verdhë e xhiros, Chris Froome.
Alberto Contador, kandidati për të fituar Turin e Francës, është larg nga fanella e verdhë me 1 minutë e 51 sekonda, pasi mbërriti i 13-ti në radhë në finish. Gjithsesi, gara akoma nuk është në mesin e saj...
(d.b/E.Ilnica/BalkanWeb)