Andy Murray triumfon në Uimbëlldon, mund Xhokoviçin 3-0
Surpriza në finalen e Uimbëlldonit nuk ka qenë vetëm për femra, pasi edhe për meshkuj ka ndodhur e njëjta gjë. Numri një i botës, Novak Xhokoviç është mundur me tre sete nga tenisti Andy Murray, i cili fitoi dy sete nga 6-4 dhe një set 7-5, duke triumfuar 3-0. Askush nuk e kishte menduar që Xhokoviç do të ishte mundur kaq lehtë. Megjithatë, Murray është treguar një “kockë” e fortë, duke e lënë në hije serbin, që pas Roland Garrosit, dështon edhe në Uimbëlldon.
(d.b/e.ilnica/BalkanWeb)
(d.b/e.ilnica/BalkanWeb)