E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radikalisti islamik dëbohet nga Londra, akuzohet për terrorizëm

AMAN- Radikalisti islamik, Abou Qatada, i dëbuar sot nga Mbretëria e Bashkuar pas një sage të gjatë gjyqësore, është akuzuar për terrorizëm pas mbërritjes së tij në Jordani, njoftuan burime nga gjyqësore vendas.

Lideri radikal islamik u paraqit në kryeprokurorinë jordaneze, ku iu paraqitën akuzat për "komplot me qëllim akte terroriste" dhe iu dha masa e arrestit paraprak për 15 ditë, theksonin burimet. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›