Martino: Shifrat për Bale, ofendim për botën e futbollit

Gerardo ‘Tata’ Martino e ka kritikuar Real Madridin me qasjen që e pati rreth transferimit të Gareth Bale, i cili shumë shpejt mund të bëhet madrilen.
“Bale është një lojtar i mirë, por ato shifra… T’i shpenzosh 100 milionë euro për një lojtar më duket mungesë respekti për botën në përgjithësi”, theksoi trajneri argjentinas në konferencë për shtyp. Sa i përket ekipit të tij, Martino thotë se gjendja e Messit është përmirësuar, por që argjentinasi nuk do të luajë të dielën, pasi trajneri nuk dëshiron të rrezikojë.
Martino ndër të tjera e lavdëroi sulmuesin brazilian Neymar, për të cilin thotë se është duke u përshtatur mirë dhe se është duke përparuar.