E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Bayern, 3 ndeshje, 3 fitore

Bayern Munchen fiton edhe në javën e tretë të Bundesligës. Kampionët e Gjermanisë dhe Europës kanë mposhtur në Allianz Arena bavarezët e vegjël të Nurnberg me rezultatin 2-0.

Skuadra e Pep Guardiolas ka hasur në vështirë gjatë 45 minutave të para, megjithëse duhet përmendur edhe humbja e penalltisë nga ana e Alaba në minutën e 33, dhe të dy golat erdhën në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Franck Ribery në minutën e 69 dhe pas 9 minutash Arjen Robben dyfishoi rezultatin.

Në takimet e tjera, Bayer Leverkusen vijon me fitore duke mposhtur 4-2 në shtëpi Munchengladbahun e Granit Xhakës. Fitore edhe për Hannover 96 përballë Schalke 04 dhe për Mainz 05, i cili mposht pastër 2-0 Wolfsburg.

Pas tre javësh kampionat katër ekipe janë në krye me 9 pikë: Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Bayern Munchen dhe Mainz 05.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›