Martohet Craig
Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 05:15
Daniel Craig dhe Rachel Weisz janë martuar para vetëm katër personave në New York, gjatë mbrëmjes së të shtunës, ka konfirmuar për revistën People një burim.
Mysafirët me fat, sipas këtij burimi, kanë qenë vajza e Daniel Ellas (18), djali i Weisz Henryt (4) dhe dy shokët e tyre.
Për lidhjen e çiftit ka thashetheme që një kohë të gjatë, por ajo është forcuar pas një filmi që ata kanë xhiruar dhe që do të jepet premierë në vjeshtë. Filmi quhet “Dream House”.