E Shtunë, 31 Tetor 2026

E xhelozojnë kolegët

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 05:16

Këngëtarja Ingrit Gjoni ka lansuar më në fund klipin e këngës “My Heart is Crying” që është bashkëpunim i këngëtares me Tony Ray, përderisa disa media kanë bërë edhe kritika për dukjen e bukuroshes.

Klipi është i xhiruar me teknikë 3D, këngëtarja duket shumë seksi, ka të veshur një bluzë me ngjyrë të verdhë të ndezur, me të çara dhe një palë pantallona të shkurtra xhins. Kjo veshje është perfekte për fillimin e klipit dhe bëhet palë me fillimin e stinës së nxehtë që na prezantohet lozonjare, ashtu si dhe Ingriti në fillim në klipit të saj.

Në klip, Igriti shfaqet si një sirenë, që në disa çaste na bën nostalgjikë dhe na kthen vite më parë, në klipin ‘Jek e Jek’, ku këngëtarja gjithashtu shfaqet e rrethuar nga rrezet e diellit. Këto detaje kemi mundësi t’i shohim kur kamera i qëndron asaj pranë fytyrës sa joshëse e intriguese, aq edhe të qetë e natyrale.

Mirëpo, klipi thuhet se i ka bërë xheloze disa konkurrente të Ingritit në Shqipëri dhe mu për këtë shkak ato nuk e kanë uruar atë. Ingrit Gjoni pas 2 klipeve shumë të realizuara gjatë këtij viti, pret e lumtur sezonin veror, ku veç koncerteve të shumta, i ka rezervuar vetes edhe disa ditë pushimi.

Në përfundim, duke iu rikthyer edhe një herë videos dhe subjektit që ajo trajton, me gjithë sensin nostalgjik që e shoqëron klipin dhe temën e këngës “My Heart is Crying”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›