Kate për herë të parë në rolin ushtarak

Nga Express më 26 qershor 2011 në ora 17:43
Dukesha e Kembrixh, Kate për herë të parë ka qenë sot në rolin e saj ushtarak, teksa dorëzonte pesë medalje për anëtarët e Rojeve Irlandeze të sapo kthyer nga Afganistani.
Ajo ka qenë në krahë të të shoqit, princit William, i cili që prej muajit shkurt është kolonel i “Irish Guards”.
Lajmin e ka bërë të ditur “Mail online”, sipas së cilës Kate mbante veshur një fustan blu në stilin e marinës ushtarake me pulle të arta dhe një kapele të së njëjtës ngjyrë.
E shfaqur shumë e qeshur, ajo ka qendruar mes ushtarakëve duke i pyetur për eksperiencën e tyre. /tch/