Martohet Kimi
Kim Kardashian është martuar të dielën me basketbollistin Kris Humphries. Pasanikja e pasur, prezantuesja në TV i ka ndërruar unazat me basketbollistin në një ceremoni që është mbajtur në Montecito të Kalifornisë, përderisa dëshmitarë të dasmës së saj ishin 440 persona, anëtar të familjes dhe shokë të saj.
Kim, 30 vjeçe, kishte veshur një fustan të fildishtë të punuar nga Vera Wang, e që i ishte paguar nga njerku i saj, Bruce Jenner. Ajo ka ecur në hyrje me një buqetë lulesh të bardha, me flokë të kapura - që nuk i shtriheshin në fytyrë.
Ceremonia e martesës raportohet se ka zgjatur një orë e gjysmë, ku u panë edhe Kim me Kris – ky i fundit ishte veshur me një kostum të Ermenegildo Zegnas, me xhaket të bardhë dhe kravatë – përderisa unazat e shkëmbyera ishin të punuar nga mjeshtri i unazave të martesës Lorraine Schwartz, personi që ia kishte punuar Kimit edhe unazën e fejesës.
Gjatë ceremonisë tradicionale të krishterë, që u udhëhoq nga pastori Joel Johnson, u bë homazh për gjyshen dhe gjyshin e Krisit, si dhe për babin e ndjerë të Kimit, avokatin Robert Kardashian.
“Do të dëshiroja që edhe babi im të ishte këtu sonte dhe të ecte me mua në korridorin e kishës. Por, e di se në një mënyrë ai është këtu dhe e ndjej dashurinë dhe prezencën e tij rreth meje. E dashuroj dhe më mungon babai”, tha ajo.
Motrat e nuses, Khloe dhe Korutney ishin përcjellëset e nderit, kurse djali i Kourtneyt, Macon luajti rolin e bartësit të unazave. Nëna e saj, Kris Jenner i kishte ndihmuar me herët Kimit për t’u parapërgatitur për martesë. Edhe ajo kishte veshur një fustan të dizajnuar nga Vera Wang në ceremoni.
Ajo po ashtu ka postuar një lëvdim për vajzën e saj në ueb-faqen e saj në të cilin thuhet: “Kimberly, ende me kujtohesh si vajzë e vogël duke luajtur me teshat e mia në dollap, sikurse ishte dje! Nuk mund të besoj se koha ka ecur kaq shpejt.
“Ti gjithmonë do të jesh princesha ime engjëllore dhe ju do të jeni gruaja më e mrekullueshme që do të njihet. Jam me të vërtetë e bekuar. Të dua më tërë qenien time. Mami juaj”.
Yjet të tjerë që e përcollën këtë dasmë ishin: Avril Lavigne, Lindsay Lohan, Eva Longoria, Demi Lovato, Ryan Seacrest dhe Mel B.
Pas ceremonisë, mbrëmja u zhvendos në një çadër private, ku me tesha të ndryshme u paraqiten edhe nusja me gjithë dhëndrin.
Këngëtari Robin Thicke paraqiti çiftin “Mr. dhe Mrs. Humphries”, para se ata të bëjnë vallëzimin e parë me këngën e njohur “Angels”, e cila u kënduar e tëra në formën klasike, kurse vargjet “Let’s Stay Together” (Le të qëndrojmë së bashku) u kënduan nga të gjithë të pranishmit.