Meda ndihmoi familjen e heroit Zymberi

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 12:11
Mehedin Përgjegjaj, i njohur me nofkën e tij në estradën kosovare si Meda ka ndihmuar familjen e policit, tashmë hero i Kosovës Enver Zyberaj.
Meda ka vizituar këtë familje dhe ka bërë homazhe para dëshmorit Zyberaj dhe për t’i dhënë atyre përkrahje morale ai e ka ndihmuar familjen e Enverit me dy mijë euro.
Kjo nuk është hera e parë që Meda ndihmon familjet kosovare. Ai edhe më parë kishte dhënë para për familje të cilat nuk kishin strehë duke ju ndërtuar atyre shtëpia.