E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA dënon Wengerin

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 12:09

Arsene Wenger është dënuar për dy ndeshje pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave të sanksionit të tij të kaluar në Ligën e Kampionëve ka konfirmuar UEFA.

Menaxheri i Arsenalit ishte i suspenduar nga pankina për ndeshjen e javës së kaluar kundër Udineses në fitore në 1-0 në takimin e parë të play-offit për Ligën e Kampionëve në Emirates Stadium.

Ai u shpall fajtor për përcjelljen e porosive nga tribunat te asistenti i tij Pat Rice nëpërmjet një personi ët tretë që ishte trajneri i ekipit të juniorëve Boro Primorac.

UEFA po ashtu e ka gjobitur Arsenalin me 10 mijë euro për sjelljen e zyrtarëve të tij gjatë ndeshjes.

Wenger dhe klubi kanë të drejtë të paraqesin ankesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›