E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet Miloti

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 12:02

Listës së këngëtarëve që do të kurorëzohen këtë vit në martesë, do t’i shtohet edhe emri Milot Hasangjekaj, anëtari i grupit Etno Engjujt, njëri ndër hip-hop grupet më të njohura kosovare dhe i hiteve të shumta të prodhuara ndër vite.

Miloti ka zgjedhur për bashkëshorte Marigona Kurshumliun, 23-vjeçaren nga Prishtina me të cilën ka një lidhje shumëvjeçare. Dasma do të bëhet më 2 korrik në një ndër restorantet më luksoze në Prishtinë, me mbi 500 të ftuar. Ndër ta ka këngëtarë, artistë dhe të ftuar të tjerë specialë.

Velloja e nuses është porositur në Amerikë, e punuar me gurë të çmuar për t’u përshtatur sa më mirë me bukuroshen Marigona. Aktualisht çifti po merret me mobilimin e banesës në Prishtinë, ku do të zhvendosen menjëherë pas dasmës.

Ndërkohë, grupi Etno Engjujt vijojnë të jenë një grup shumë i pëlqyer në Kosovë, Shqipëri e kudo në diasporë, me këngë që janë bërë tashmë hite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›