E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimi i Redknappit

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 09:32

Menaxheri i Tottenham Hotspurit, Harry Redknapp ka kërcënuar me largim nga klubi në rast të shitjes së futbollistëve më të mirë të ekipit, gjatë verës, dhe ka reaguar ndaj tifozëve që kanë bërë thirrje për shkarkimin e tij.

Humbja 2-1 nga Chelsea, të shtunën, bëri që Manchester City të jetë favorit për të siguruar pozitën e katërt, të fundit për kualifikim për në Ligën e Kampionëve, ndërsa Tottenham është në rrezik të mos marrë pjesë as në Europa League, meqë Liverpool i barazoi ata me pikë, të dielën, në pozitën e pestë, por ka një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Yjet si Gareth Bale e Luka Modric spekulohet për largime gjatë verës dhe Tottenham do ta ketë vështirë t’i mbajë pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

“Nëse filloni të mendoni për shitjen e futbollistëve tuaj më të mirë, atëherë duhet të dorëzoheni. Cili është kuptimi i vazhdimit? Një gjë e tillë jep sinjale të gabuara. Dhe kur një futbollist largohet, të tjerët duan ta përcjellin atë nga dera. Më pas keni një situatë ku kualiteti i lojës pëson rënie dhe ju shkoni prapa. Nuk jam i sigurt se tifozët duan të shohin një ekip, ambiciet e të cilit janë sigurimi i një pozite në mes të tabelës”, tha Redknapp për Sunday Mirror.

Sa u përket thirrjeve për shkarkimin e tij, Redknapp shtoi: “Ju kurrë nuk mund t’i kënaqni të gjithë apo jo? Me sukses vijnë edhe parashikimet e mëdha, por kjo nuk mund të mohojë faktin se kishim një sezon të shkëlqyeshëm”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›