Bekam-PSG, “po” për 5 milionë euro në sezon
Nuk është një ‘scoop” i merkatos; David Bekam është shumë pranë tranferimit te Paris SG. Klubi francez është gati të bëjë çmendurinë e radhës në futbollin europian, pasi shpenzoi miliona euro për të afruar lojtarë si Havier Pastore apo Zheremi Menez. Sipas të përditëshmes franceze “Le Parisien”, mesfushorin anglez ka pranuar ofertën, ndërsa tani pritet vetëm të hedhë firmën në kontratë. Duke qëndruar në detajetë e të përditëshmes franceze, Beckham do të tranferohet në Ligën 1 në fund të këtij viti, ndërsa nga kontrata e re do të përfitojë rreth 5 milionë euro si dhe do të ketë të drejtat e imazhit dhe marketingut. Beckham është në fund të kontratës së tij me skuadrën amerikane të Los Anxhles Galaksi, ndërsa kjo nuk është hera e parë që mesfushori kthehet në kampionatin europian, pasi e ka bërë me Milanin diçka të tillë.