Martohet këngëtari Luciano Ligabue
Luciano Ligabue është martuar në fshehtësi të plotë të shtunën në mbrëmje me ish-fizioterapisten e tij,Barbara Pozzo.
Këngëtari i famshëm italian ka organizuar darkën në vendlindjen e tij, Correggio të Reggio Emilia, në prani të 50 personave.
Ligabue, i cili ka publikuar ditët e fundit këngën e tij më të re Il sale della terra dhe që në muajin nëntor do të nxjerrë albumin e ri, ka mbajtur gjithçka sekret. Në ceremoni,dëshmitarë kanë qenë vetëm motra e nuses dhe vëllai i këngëtarit.
Ndërsa festa në darkë ka pasur të pranishëm vetëm familjarët e çiftit dhe muzikantët e bandës së Ligabues,thekson “Gossip”. P.K
