E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Kombëtare, jetimët: Mos bëni demagogji me fatin tonë

TIRANE- Fëmijët jetimë janë në gjendje të mjerueshme. politia të tregohet më e përgjegjshme me ta, te mos veproj sic ka vepruar dje kryetarja e kuvendit” . Këto kanë qene kritikat në distance te Ilir Cumani Kreu i Shoqatës së Jetimëve ndaj aktiivitetit të një ditë më parë të promovuar nga kryetarja e Kuvendit Topalli me fëmijet jetimë.

Edhe pse salla dje ishte e mbushur me jetimë-tha Cunami- gjendja e tyre bie në vesh të shurdhët të politikanëve dhe qeverisë, që i shfrytëzon ata sa për demagogji.
Sot në Ditën Kombëtarë të fëmijëve jetime u zhvillua një marshim me fëmijë të kësaj kategorie ku ka marrë pjesë edhe Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth.

ËËollfarth deklaroi se plotesimi i te drejtave te ketyre femijeve eshte prioritet per integrimin e vendit në BE.

“Është një detyrë e çdo shoqërie që të bëjë përpjekje për integrimin e këtyre fëmijëve. Kur shohim buzëqeshjen e tyre sot mendojmë se ata janë e ardhmja e denjë e këtij vendi” ka shtuar Wollfarth.
(ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›