Marty negociata meEULEX për mbrojtjene dëshmitarëve
BRUKSEL- Raportuesi i Këshillit të Europës, Dick Marty ka nisur negociatat me EULEX-in, lidhur me garantimin e mbrojtjes së dëshmitarëve në hetimet që do të ndërmerren bazuar në raportin e tij.
Sipas të përditshmes serbe “Blic”, zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane Ashton, Maja Koçijançiç, ka konfirmuar fillimin e negociatave mes Martyt dhe misionit europian.
“Tashmë kanë nisur kontaktet, pasi Marty kërkon garanci për mbrotjen e dëshmitarëve. Por nuk mund të jap më shumë detaje.” është cituar të ketë thënë zëdhënësja e Ashton.
Sipas saj, Bashkimi Europian ka besim tek EULEX-i për mbrojtjen e dëshmitarëve, pasi hetuesit e misionit janë të pavarur dhe punojnë me standartet më të larta.
Koçijançiç ka shtuar gjithashtu se mandati i EULEX-it është fleksibël dhe BE po merr në konsideratë mundësinë për t’ju përshtatur rrethanave të reja dhe se është i gatshëm të dërgojë përforcime në Kosovë.
(e.n/BalkanWeb)