Dick Marty: S’kamasgjë kundërpopullit të Kosovës
PRISHTINE- “Nuk kam asgjë me popullin e Kosovës dhe as me ish Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, por me lidershipin e saj, që tashmë drejton vendin”.
Është kjo deklarata e senatorit zviceran, Dick Marty i cili ditët e fundit duket se po përpiqet të fitojë edhe besueshmërinë e shqiptarëve pas mbështetjes së fuqishme që mori në Këshillin e Europës.
Në një intervistë për tri të përditshme kosovare, Marty shkon edhe më tej duke vlerësuar ushtarët e UÇK-së si luftëtarë të lirisë, duke theksuar se megjithatë mes rradhëve të tyre kishte dhe nga ata që janë përfshirë në krim të organizuar.
Ndërkohë, lidhur me akuzat se raporti i tij është ofendues për shqiptarët dhe vecanërisht ndaj UCK-së, raportuesi këshillon të lexohet edhe një herë raporti i tij për të bërë dallimin mes asaj që thotë për disa udhëheqës të Kosovës e asaj që e thotë për popullin e saj.
Senatori zviceran thotë se nuk ka shumë besim në misionet e shumta ndërkombëtare që ekzistojnë në Kosovë. Kjo është arsyeja pse ai nuk është tërësisht i bindur që edhe EULEX-i mund të bëjë hetimet.
Ndaj Marty mbeshtet sugjerimin e organizatës “Human Rights Ëatch” që thotë se duhet të krijohet një grup ekspertësh për një hetim të tillë. Për Kosovën, sipas ish- kryeprokurorit të Zvicrës, sa i përket akuzave për trafikim organesh, janë gjetur dëshmitarë të rinj, por se përdorimi i tyre është i pamundur pa krijuar mbrojtjen e duhur për dëshmitarët.
(e.n/news24/BalkanWeb)